Një snajper i vërtetë, Ronaldo fik televizorin me “armë” (VIDEO)
Cristiano Ronaldo, brenda fushës është një as i vërtetë dhe i pagabueshëm. Ai është një snajper në të gjitha goditjet me çdo pjesë të trupit duke e çuar topin në rrjetë.

Por, porugezi është snajper dhe jashtë fushës së lojës. Duke kaluar kohën e lirë me djalin e tij në rezidencën e tij në Torino, ai ka zgjedhur të mahnisë duke fikur televizorin me një armë lodër. Ai e ka postuar këtë video në Instagram, për të treguar që edhe në lojë është i pagabueshëm.

Perfeksioni tek ai ka zënë “rrënjë” dhe po e ndjek jo vetëm në profesionin e tij, por edhe në kohën e lirë. Mënyra e tij e jetesës tregon më së miri dhe çelsin e suksesit të sulmuesit portugez. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori