Një tjetër çmim për Shkëlzen Gashin
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi është shpallur "Futbollisti i muajit Mars" në sondazhin e zhvilluar në faqen online të gazetës zvierane "Blick", duke lënë pas bindshëm kundërshtarët e tij.


Gashi, që ka realizuar 21 gola deri tani me Baselin dhe që kryeson listën e golashënuesve në Superligën e Zvicrës, ka marrë 23.412 vota nga 49.191 në total, ndërsa i dyti është rënditur lojtari i Young Boys, Guillaume Hoarau, me 12 438 vota. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori