Një tjetër legjendë sulmon lojtarët e United
Pas Gary Neville, është Roy Keane, një tjetër legjendë e Djajve të Kuq që “kryqëzon” futbollistët e skuadrës së Manchester United për mungesën e karakterit të shfaqur në ndeshjet e fundit, veçanërisht pas disfatës 4-0 ndaj Everton.

"Kam patur dyshimet e mia mbi këtë grup futbollistësh prej shumë kohësh. Mungojnë liderët e skuadrës, karakteri, ndaj nuk u çudita nga disfata 4-0 ndaj Everton. Më intrigon gjithmonë fakti kur i dëgjoj se janë gati për ndeshjen e radhës. Nuk më duket aspak e besueshme", u shpreh legjenda e klubit për "Sky Sports".

"Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Këta janë të njëjtët futbollistë që hodhën Jose Mourinho-n te rrotat e autobusit dhe të njëjtët që do të hedhin edhe Ole Gunnar Solskjaer poshtë autobusit", deklaroi Roy Keane ndër të tjera. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2019, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori