Një tjetër kampion bote varë "këpucët në gozhdë"
Kampioni i Botës në vitin 2006, së fundmi i ka dhënë lamtumirën futbollit.

Bëhet fjalë për, Alberto Gilardino i cili ka zgjedhur që të mos vazhdojë më karrierën e tij në kategorinë C dhe të varë "këpucët në gozhdë".

Lajmin e ka bërë të ditur “La Gazzetta dello Sport” ku raportohet se 36-vjeçari, i cili pati një ofertë edhe nga Monza, që së shpejti do të jetë klubi i dyshes Galliani-Berlusconi, ka deklaruar se do të vazhdojë karrierën si trajner.

Në sezonin e fundit, Gilardino luajti me Spezia në Serie B dhe shënoi 6 gola në 16 ndeshje. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori