E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
Një tjetër legjendë pas Weah do të tentojë të bëhet President
Ish- futbollisti i Milanit, George Weah u zgjodh President i Liberisë dhe mesa duket ai nuk do të jetë i vetmi pasi Samuel Eto’o, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit ka vendosur të hyjë në politikë.

Eto’o synon postin e presidentit të Kamerunit, madje këtë e ka treguar vetë kamerunasi.

“Kam të njëjtën ëndërr që kishte Jul Cezari për Romën. Do të formoj një skuadër ministrash që të jenë të aftë të punojnë për vendin tim" tha ai për revistën Jeune Afrique.

“Kam vendosur të kandidoj. Nuk shikoj pse unë të mos bëj detyrën e presidentit të vendit tim.

Do të zgjedh njerëz që kanë shpirtin e kolektivitetit. 11 ministra dhe 7 sekretarë shteti”, tha Eto’o.

Duke folur për George Weah ai u shpreh: “Është një model për mua? Ndoshta edhe unë për të” përfundoi fituesi i Championsit në vitin 2006. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori