Një tjetër shqiptar transferohet në Itali
Vazhdon transferimi i lojtarëve shqiptarë në futbollin italian. I fundit që ka firmosurItali është futbollisti i Vllaznisë, Arlind Kalaja, i cili ditën e sotme ka firmosur për ekipin Pescarës në Itali.

Sulmuesi i talentuar shkodran do t’i bashkohet Ledian Memushajt në Serie B teksa lojtari i Kombëtares është edhe kapiteni i kësaj skuadre. Ai pritet që të jetë njeriu që do të ndihmojë Kalajën të ambientohet me ekipin e ri.

Kontrata e firmosur mes palëve është dy vjeçare dhe padyshim që është një hap shumë i madh në karrierën që lojtari sapo ka nisur.
Shtuar më 11/03/2016, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori