Milot Rashica do të jetë në qendër të merkatos evropiane. Për talentin shqiptar të Vitese është hedhur në sulm edhe skuadra e Lazio-s.
Sipas portalit italian “Tuttomercatoweb” drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare, ka nisur kontaktet me klubin
holandez duke kërkuar informacione për vlerën e kartonit të tij.
Klubi
holandez paraprakisht ka caktuar një shifër prej 5 milionë
eurosh, por me
rritjen e interesit mund të shkojë deri në 10 milionë.
Lazio i shtohet kështu listës të gjatë të skuadrave që pretendojnë shërbimet e talentit që konsiderohet si “Neymar”-i shqiptarë. Për Rashicën janë interesuar edhe Napoli e Evertoni.
Shtuar më 16/04/2016,
ora 09:41