Më 5 nëntor fantazisti
turk Yousuf
Yazici shënoi tre herë në portën e Milanit, duke u shkaktuar kuqezinjve humbjen e parë pas shumë muajsh, ndërsa tani Maldini e Massara kanë nisur punën për ta sjellë 23-vjeçarin në Serinë A.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se drejtuesit kuqezinj do të shfrytëzojnë ndeshjen Lille-Milan për të negociuar me presidentin e klubit francez për blerjen e kartonit të talentit
Yazici.
Aktualisht kartoni i turkut vlerësohet rreth 25 milionë euro, por për shkak të rrethanave ekonomike e marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, marrëveshja mund të arrihet edhe për një shifër prej rreth 20 milionë eurosh.
Gjithsesi ardhja e Yazicit në Milano lidhet ngushtë edhe me fatin e patriotit të tij, Hakan
Calhanoglu, i cili ka kontratë me Milanin deri në fund të sezonit dhe deri tani ka refuzuar të rinovojë bashkëpunimin.
Gjasat janë që
Calhanoglu të largohet këtë verë nga Milani, por nëse numri 10 do të vendosë të qëndrojë ende në “San Siro”, atëherë kuqezinjtë do të heqin dorë nga
negociatat për
Yazici, pasi të dy mbulojnë të njëjtin rol në fushë./ss/
Shtuar më 24/11/2020,
ora 12:58