Një trajnere femër do të zëvendësojë Sarrin të Chelsea?
Në mediet angleze së fundmi është diskutuar në lidhje me mundësinë që trajnerja e Chelseat në konkurrencën e femrave, Emma Hayes ka kredenciale që ta marrë drejtimin e skuadrës së meshkujve, në rast se Maurizio Sarri largohet.

Sarri i ka siguruar Chelseat vendin e tretë në Premierligën angleze dhe një vend në finalen e Ligës së Evropës.

Dhe pas barazimit 0:0 me Leicester Cityn në xhiron e fundit të këtij edicioni në Premierligë, Sarri kishte thënë se nuk e di nëse do të vazhdojë te Chelsea.

Nga ana tjetër, Hayes drejtoi vashat e Chelseat drejt vendit të tretë në kampionatin e femrave si dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendoset, por që për një emërim të tillë, gjasat janë minimale, shkruan 'Sky'.
Shtuar më 20/05/2019, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori