Një vit pa Tito Vilanovan
Barcelona kujton Tito Vilanovën. Një vit më parë klubi katalanas humbi trajnerin që e drejtoi skuadrën gjatë kampionatit me të suksesshëm në historinë e Barcës. Në drejtimin e Titos, blaugranat u shpallën kampionë të Spanjës pasi e kryesuan La Ligan që nga java e parë, për të mos zbritur nga kryesimi deri në javën e fundit të 2012-2013-ës, duke grumbulluar plot 100 pikë.

Vilanova u bë trajneri i shtatë në historinë e Barcelonës që arriti ta fitonte titullin kampion që në sezonin debutues.

2 muaj më parë, në "Ciudad Deportiva" të Barcelonës, fusha stërvitore ku zakonisht përgatitet skuadra e parë mori emrin e tij në një ceremoni ku ishin të pranishëm bashkëshortja e tij dhe fëmijët Carlota dhe Adria.

Tito Vilanova të Premten e 25 Prillit të vitit 2014, u nda para kohe nga jeta, pasi humbi betejën më të rëndësishme në jetën e tij në moshën 45-vjecare.

Kujtimi i tij është përjetësuar në historinë e Barcelonës, një klub i madh që pati fatin të kishte pjesë të tij një njeri po kaq të madh si Tito Vilanova, që jetën ia kushtoi futbollit, atij futbolli të bukur dhe sketakolar gjatë epokës ndoshta më të mirë të klubit katalanas. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori