Një yll i ri po lind në Barcelonë (VIDEO)
Që Akademia e Barcelonës është më e mira e momentit dhe prodhon çdo vit talente të reja nuk besoj se ka ndonjë që dyshon. Përveç emrave që tashmë janë të lançuar dhe bëjnë "ligjin" në futbollin europian dhe botëror, katalanasit janë duke promovuar një tjetër talent, i cili me shumë gjasa do të jetë e ardhmja e futbollit blaugrana dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë Gerard Deulofeu, i cili sapo ka mbushur 18 vjeç, yllin e ri të Barcelonës, të cilin specialistë të futbollit e krahasojnë me yjet Lionel Messi dhe Neymar, për shkak të ngjashmërive të mëdha në driblime.

18-vjeçari kërkon me çdo kusht të jetë pjesë e ekipit të parë sezonin e ardhshëm dhe mesa duket Tito Vilanova do t'ia plotësojë dëshirën pasi e meriton vërtetë.

Ndiqni videon e mësipërme dhe binduni se një yll i ri po lind në Barcelonë. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2012, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori