Kosova humbi 2:1 sfidën kundër Sllovenisë në
Ligën C të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, por 45 minutëshi i dytë nisi furishëm.
Fillimisht, ishte Vedat Muriqi (58′) që
realizoi për epërsinë e Kosovës pas asistimit të Bernard Berishës.
Megjithatë, gëzimi i tanëve u shua shumë shpejt pasi Kurtic (63′) arriti të barazonte rezultatin.
Kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, ky i fundit vendosi të akordonte penallti për vendasit, pas "prekjes me dorë" të Fidan Alitit, e cila ishte tejet e dyshimtë.
Nga pika e bardhë i saktë u tregua Ilicic që
realizoi golin e fitoren për kombëtaren e tij.
Ku ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund, Sllovenia mban vendin e parë me 13 pikë, aq sa ka edhe Greqia në pozitën e dytë.
Ndërkohë,
Kosova tashmë ka dy pikë në vendin e 3, kurse vendit e fundit e zë Moldavia me një pikë.
Sfida e tre ditëve më vonë, kundër Moldavisë në "Fadil Vokrri", do të jetë përcaktuese nëse
Kosova do të mbetet në
Ligën C edhe për një edicion.
Shtuar më 15/11/2020,
ora 22:44