Njeriu më fatkeq në botë! Skedina i rezistoi për 38 javë, Lingard ia djeg parashikimin e rrallë në mënyrë "mizore"
twitter-tweet">

Lol, the guy with the Lingard 'neither scoring or assisting' bet. 😁😁😁 https://t.co/iXmasbV1dJ">pic.twitter.com/iXmasbV1dJ

— ‎نجيب‎ (@Najeebwali_) https://twitter.com/Najeebwali_/status/1287436347939094529?ref_src=twsrc%5Etfw">July 26, 2020


Nëse doni të dini për njeriun më fatkeq në botë, është padyshim Antony Johnson. Ky i fundit kishte vendosur një skedinë dhe parashikim të rrallë që pa nisur kampionati i “Premier League” për këtë sezon.

“Jese Lingard nuk do të shënojë apo asistojë fare në këtë kampionat”. Ishte kjo mënyra e luajtur nga ana e Johnson, me koeficientin e lartë që prekte 41.00. Deri në javën e fundit gjithçka po shkonte në perfeksion ku Lingard nuk kishte arritur ende që të linte gjurmën e tij në kampionat, qoftë edhe me një pasim vendimtar.

Ndeshja e fundit e Manchester United u zhvillua sot ndaj Leicester ku u fitua me shifrat 0-2, për të shkuar kështu në “Champions League”. E kush shënoi? Sigurisht, Jese Lingard. Në mënyrë “mizore” është djegur edhe skedina e Johnson pasi rezistoi për 38 javë të plota dhe parashikimi humbet në shtesën mbi shtesë.

Kjo pasi goli i Lingard erdhi në minutën e 98, atëherë kur ndeshja duhej që të ishte mbyllur pasi ishin dhënë vetëm 5 minuta shtesë, Për më tepër që realizimi i lojtarit të Manchester United erdhi pas një gafe fatale të portierit Schmeicel.

/Sport Ekspres/
Shtuar më 26/07/2020, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori