Njeriu që dizajnoi stadiumin e Barcelonës, ndërron jetë nga koronavirusi
Vittorio Gregotti, një arkitekt italian që dizajnoi stadiumin e Barcelonës për Lojërat Olimpike 1992, ka ndërruar jetë sot për shkak të infektimit nga koronavirusi.

Gregotti vdiq në një spital në Milano pas infeksioni nga COVID-19, raporton 'Corriere della Sera'.

Gjithashtu, ai ka dizajnuar edhe Teatrin e Operës në Milano, si dhe objekte të tjera të famshme.

Duke i kushtuar tribut, arkitekti tjetër italian, Stefano Boeri, e ka quajtur Gregottin 'maestro' të arkitekturës ndërkombëtare.

"Çfarë pikëllimi i madh", ka shkruar ai në 'Facebook'.


Gruaja e Gregottit, Mariana Mazza është hospitalizuar gjithashtu në Mialno, por ende nuk dihet gjendja e saj.
Shtuar më 15/03/2020, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori