Njësoj si Icardi, Neymar i merr të fejuarën ish-shokut të skuadrës (FOTO LAJM)

Kur Mauro Icardi nisi një lidhje me Wanda Narën, nisën të shpërthejnë mediat sociale, kjo për shkak se Wanda ishte e martuar me Maksi Lopezin, me të cilin kishte edhe fëmijë.

Duket se është përsëritur i njëjti rast, me protagonist këtë herë yllin e PSG-së Neymar.

Ky i fundit sipas revistës “Chi” në Francë, ka nisur një lidhje të fshehtë me Izabel Gulart, e cila është e fejuar me ish-portierin e PSG-së, Kevin Trap.

Madje thuhet se Neymar tashmë është në lidhje me modelen braziliane, e cila para pak kohësh kishte planifikuar dasmë me portierin gjerman.
Shtuar më 09/07/2020, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori