Njihet si "problematik", ky arbitër do gjykojë ndeshjen me Izraelin
Vetëm dy ditë na ndajnë nga përballje mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Kjo ndeshje është e para e grupi e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila do të luhet në "Elbasan Arena".

Së fundmi UEFA ka sjellë një arbitër mjaft të njohur, për të vendosur drejtësi në katërkëndëshin e blertë.

Bëhet fjalë për hungarezin 42-vjeçar Viktor Kassai i cili ka gjykuar në nivele të larta, përfshi edhe finalen e Champions League në 2012-ën mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit, por edhe në botërorin e fundit “Rusi 2018”.

Kujtojmë se ky gjyqtar u bë protagonist negativ në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munchen dhe Real Madrid, ku mori një sërë vendimesh të dyshimta, në favor të spanjollëve dhe humbi pikë në sytë e UEFA-s. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori