Njihet si 'tersi' për Shqipërinë, kush e gjykon ndeshjen me Andorën
Mbrëmjen e sotme Kombëtarja e Shqipërisë ka një tjetër sfidë ku përballë do të kemi Andorën.

Por para ndeshjes një lajm jo shumë i këndshëm është dhënë nga UEFA. Bëhet fjalë për gjyqtarin që do të mbajë ndeshjen, sllovaku Filip Glova.

Ky i fundit njihet si një 'ters' për Shqipërinë. Glova do të jetë i ndihmuar nga asistentët e tij Franisek Ferenec dhe Peter Kovaç.

Glova është një arbitër që nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe më shumë ka arbitruar ekipet e moshave.

Ai ka një precedent me Shqipërinë, teksa në vitin 2016 ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë, e cila u humb nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori