Njihuni me 6 yjet e United që kanë dështuar këtë sezon
Pëlqej
sanchez
Skuadra e Manchester United po kalon periudhën më të vështirë të 28 viteve të fundit pasi ka humbur katër nga 12 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Disa prej lojtarëve të Manchesterit janë fajtorët kyç në këtë krizë. I parë është Alexis Sanchez i cili ka zhgënjyer totalisht me paraqitjet e tij. Ai ka humbur vendin e titullarit dhe largimi i tij nga skuadra angleze është thjeshtë çështje kohe. Lojtari tjetër është Fred për të cilin u shpenzuan plot 60 milionë euro.

Ai ka luajtur vetëm 9 ndeshje me “djajtë e kuq”. Romelu Lukaku është emri i radh. Ai shënoi 27 gola sezonin e kaluar me Manchesterin, por në këtë edicion lë për të dëshiruar. Ai nuk ka gjetur golin në 10 ndeshje që prej fillimit të sezonit. Emrat e tjera janë Nemanja Matiç, Marcus Rashford dhe Eric Bailly. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori