Njihuni me bomberin e Salzburgut: Vetëm 19 vjeç dhe realizoi Hat-trick në Champions (VIDEO)
Sulmuesi i Salzburg Erling Braut Haland, është kthyer në idhullin e tifozerisë, shkruan Albeu.com.

Talenti 19 vjecar e ishte protagonisti kreysor dje në mbrëmje, teksa në ndeshjen e Championsit mes Salzburg dhe Genk ai realizoi Hat-trick, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë më një rezultat tenistik 6-2 ndaj skuadrës belge.

Halanda është me orgjinë norvegjezë, ai ka luajtur 2 ndeshje me Kombëtaren e tij duke u grumbulluar për herë të parë këtë vit.

Ai në vetëm pak kohë me skuadrën e Salzburg ëshë kthyer në goleador teksa në 9 në ndeshje si titullar ka tundur rrjetën plot 12 herë.

Ndërkohë talenti norvegjez e ka nisur karrirën në vendin e tij fillimisht te skuadra e Bryne, e më pas të gjigantët e Moldes ku dhe spikati si futbollist.

Ai tashmë është një talent në rritje dhe shumë shpejt në të ardhmen mund ta shohim në skuadrat më të mëdha të planetit. /albeu.com/



Shtuar më 18/09/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori