Nga varfëria, droga dhe bandat në Brazil: Historia prekëse e Lucas Moura (FOTO LAJM)

Lucas Moura u bë protagonist kryesor i mbrëmjes së djeshme për Tottenhamin duke ralizuar "hat-trick" kundër Ajax-it, dhe të dërgojë i vetëm në finalen e Madridit lodinezët, shkruan Albeu.com.

Por historia e tij personale në rrugët nga varfëra të Brazilit nuk është dhe aq e lehtë.

Sulmuesi brazilian, i cili u bashkua me Spërsat për 30 milion euro nga PSG në janar të vitit të kaluar, ka lauar mjaft vite të vështira deri s aka arritur ky që është sot.

Lucas Moura tani 26 vjeç, duhej të largohej nga shtëpia kur ishte vetëm 13 vjeç për të ndjekur ëndrrën e tij për të luajtur një ditë futboll.

Në qendrën e trajnimit, ku ai mundohej të tregonte aftësitë e tij, ai ishte i rrethuar nga bandat, krimi, droga dhe dhuna në Brazil.

Në moshën pesëvjeçare, talenti i tij i futbollit filloi të shkëlqentej, dhe ai tashmë po luante në akademinë e futbollit Marcelinho Carioca.


Sidoqoftë, ai firmosi kontratën e parë si futbollist profesionist në vitin 2010 me skuadrën e Sao Paulo.

Mamaja brazilianit thoshte se Lucas do të bëhej një futbollist, sepse ai gjithmonë e shkelmonte atë në mitër.

Lucas do të kalonte mëngjeset e tij duke studiuar në shkollë dhe pasditen e tij duke u trajnuar shumë në stërvitje. Ishte një regjim i ashpër që e la djaloshin plotësisht të lodhur.

Problemi e tij sa vjen e shtoheshin sepse familja e tij jetonte shumë larg qëndrës stërvitore ku qëndronte Lucas.


Por Lucas ka pasur dhe një problem me shëndetin. Ai dukej i dobët, kështu që prindërit e tij kërkuan një mjek për të ndihmuar atë të fitonte masë muskulore.

Kur firmosi për Sao Paulon, ai vend ishte i mbushur me bandat, drogën dhe krimin, megjithëse përzierja në atë botë ishte gjëja e fundit në mendjen e Lucas Moura.

Në një intervistë për Lu Cross The Line, Lucas tregoi vuajtjet në Sao Paulo: "Kur isha 13 vjeç unë duhej të largohesha nga shtëpia, shkova të jetoj në një qendër trajnimi në Sao Paulo.

"Ishte një fëmijëri shumë e mirë që kam disa kujtime që mbaj mend shumë dashamirëse pavarësisht se isha në një lagje të vështirë ku jetova në mes të.

"Kishte shumë gjëra që shikuan jashtë në rrugët tona që ishin shumë të gabuara, droga, krimi.

Kur Lucas iu bashkua Tottenhamit në janar të vitit 2018 bëri një premtim të madh tifozëve lodinez, ai iu premtoi Ligën e Kampioneve, dhe tashmë është vetëm një hap larg triumfit të Madridit.

Lucas tha: "Unë mendoj se kemi shumë cilësi dhe mund të fitojmë gjëra të mëdha.

"Dua të luaj dhe të ndihmoj ekipin, mund të fitojmë shumë gjëra dhe pse jo Ligën e Kampionëve?".

Me këtë deklartaë që bëri Lucas menjëhërë sapo nënshkroi me Tottenhamin, askush nuk do ta besonte fjalën e tij por tani ajo më se e besueshme dhe e mundur per trimfuar ne Madrid ndaj Liverpoolit. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2019, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori