Njihuni me prezantuesen e Serisë A që po "çmend" tifozët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Diletta Leotta është bukuroshja bjonde që prezanton Serinë A në një prej kanaleve televizive italiane. Ajo tashmë është bërë një nga fytyrat më të njohura të futbollit në Itali duke e nisur karierrën nga reportazhi i Serisë B italiane.

Historia e saj është mjaft interesante. Gazeta "The Sun" i ka kushtuar një artikull bukuroshes, duke treguar se 27 vjeçarja është nga Katania dhe ka mbaruar studimet për Juridik në Universitetin e Romës.

Jeta e saj është e shpërndarë midis këtyre dy pasioneve. Me punë dhe vullnet ajo ka arritur të ngjitet lart në karierrën e saj. Ajo gjithashtu ka studiuar në kurse të veçanta aktrim dhe diktim dhe për këtë arsye është cilësuar si një “peshkope” nga shoqëria e saj, e fiksuar pas studimeve.

Fama e saj rritet çdo ditë dhe këtë e dëshmojnë dhe rrjetet e saj sociale, ku në Instagram ajo ka grumbulluar mbi 3.5 milion ndjekës.
Shtuar më 11/01/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori