Njoftim për shitjen e biletave Skënderbeu - Partizani Beogradit
Pëlqej
Skënderbeu po përgatitet për të pritur në stadiumin “Elbasan Arena” Partizanin e Beogradit. Takim do të diskutojë 3 pikshin e rradhës për fazën e grupeve të “Europa League”.

Klubi korçar njofton për çmimet e biletave për këtë ndeshje: Tribuna G dhe C – 500 lekë, Tribuna E, D dhe F – 700 lekë, Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 lekë, Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 lekë, Tribuna B3 – 3000 lekë, Tribuna VIP – 6000 lekë. Biletat mund t’i blini prej ditës së nesërme tek pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit në Korçë. Ndeshja do të zhvillohet ditën e enjte, më 19 tetor, ora 21:05.

Në ditët në vijim do njoftohen pikat e shitjes dhe oraret në qytetet e Elbasanit dhe Tiranës. Për këtë transfertë, klubi ka vendosur sërish transport falas për tifozët, që dëshirojnë të ndjekin ekipin në “Elbasan Arena”. Detajet e udhëtimit do të publikohen në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori