Nojer: Për humbjen jemi fajtorë vetë
Portieri i skuadrës së Bajern Munih Manuel Nojer ka bërë fajtor lojtarët e skuadrës së tij për humbjen me skuadrën e Bazelit gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa ka deklaruar se skuadra tashmë gjendet në një situatë të vështirë

“Kjo është një humbje e hidhur por nuk mund të them që nuk e kemi merituar. Nuk shënuam gol kurse në pjesën e dytë nuk kishim raste të pastra shënimi. Tani jemi në një situatë të vështirë por për këtë jemi fajtorë vetë. Duhet të zgjidhim sa më shpejtë gjërat të cilat nuk po shkojnë”, ka theksuar Nojeri. Në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve kjo skuadër u ndëshkua me golin e Valentin Shtoker në minutën e 86-të. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2012, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori