Nota e Strakoshës në derbi
Pëlqej
Lazio u mund në derbin e kryeqytetit kundër Romës, por për mediat italiane, një nga më të mirët në fushë ishte gardiani shqiptar i portës, Tomas Strakosha.

“Tuttomercatoweb” e vlerëson me notën 6 Strakoshën, dhe shkruan – Në gatishmëri gjatë pjesës së parë, pas një kthese të Xhekos. Më pas, dorëzohet, pa pasur ndonjë faj, tek dy golat e Romës.

Ndërsa “Eurosport” e vlerëson me notën 6.5 paraqitjen e shqiptarit, duke vënë në pah reflekset e shkëlqyera, edhe pse nuk mund të bënte asgjë në rastet e golave. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 00:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori