Notat e kuqezinjve, shkëlqejnë të gjithë lojtarët
Pëlqej
Portali “Tuttomercatoweb” ka publikuar notat për paraqitjen e kuqezinjve ndaj Lihtenshtejnit, duke nxjerrë mes lojtarëve më të spikatur Elseid Hysajn, Ansi Agollin dhe Odise Roshin. Në vijim, notat dhe komentet sipas “TMW”.

Berisha 6 – Ruan portën të paprekur por praktikisht kundërshtarët nuk e lejojnë asnjëherë që të rritë nivelin e përqendrimit.

Hysaj 7 – Gjithmonë lider në Kombëtaren e tij, arrin të dhurojë një kontribut vendimtar në të dy fazat e lojës. I vlefshëm.

Mavraj 6.5 – I afrohet golit në pjesën e dytë, me një goditje me kokë që përfundon jashtë kuadratit për pak centimetra.

Ajeti 6.5 – Punë e mirë në fazën mbrojtëse, nuk dhuron asgjë dhe kur është e mundur, i jep mundësinë shokëve që të rinisen.

Agolli 7 – Gjen një gol shumë të bukur, një gjuajtje me hark që përfundon në këndin e largët pas krahëve të Jehle.

Abrashi 6 – Në fillim, ndjen pak trysninë e kundërshtarëve, pastaj merr masat e duhura dhe sillet mirë (Nga ’83’ Hyka, pa notë)

Basha 6 – Goli i parë lind nga një gjuajtje e tij që me shumë mundësi do të përfundonte në portë, edhe pse Roshi kishte ndonjë dyshim dhe mendoi që ta devijonte me siguri pas krahëve të Jehle.

Memushaj 6.5 – Nga këmbët e tij ekziston gjithmonë mundësia që të lindë një rrezik, të shumta harkimet e hedhura në qendër dhe që nuk u shfrytëzuan nga shokët e skuadrës (Nga 77′ Kukeli pa notë)

Grezda 6 – Në pjesën e parë gjen shpesh hapësira të shkëputet, duke depërtuar në mbrojtjen kundërshtare dhe duke provuar edhe krosimet. Bie në pjesën e dytë (Nga ’86 Ahmedi pa notë)

Llullaku 6- Nuk gjen golin, por i shkon shumë afër. Në dy raste, vetëm mungesa e fatit e ndalon nga dërgimi i topit në portë.

Roshi 7 – Një nga më të mirët mes djemve të Panuçit, menjëherë i krijon kokëçarje mbrojtjes kundërshtare, duke shfrytëzuar bashkëpunimin e mirë me Hysajn dhe duke u munduar që të godasë në krahun e tij. Gjen golin me një devijim me fat por fitimtar. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori