Notat e legjionarëve/ Berisha dhe Memushaj kalojnë klasën, Hysaj "Ok"
Etrit Berisha ka përjetuar një ditë të tmerrshme. Portieri shqiptar ka luajtur titullar në ndeshjen e sotme që Atalanta u turpërua ndaj Interit ku u mposht me shifrat e thella 7-1.

Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 5 paraqitjen e tij. "7 gola janë vështirë për t'u pësuar, edhe pse duhet thënë se nuk kishin asnjë gabim evident të tijin", shkruan Calciomercato në vlerësimin që bën për portierin shqiptar, raproton Albeu.

Hysaj gjithashtu luajti 90 minuta në fitoren 3-0 ndaj Crotones duke marrë vlerësimin 6, pasi bëri një ndeshje mesatare. Memushaj mori vlerësimin 5 pas humbjes 1-3 ndaj udineses nga Sprotmediaset./albeu.com/
Shtuar më 12/03/2017, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori