Notat e Milanit: Më i miri Bonaventura, mbrojtja bloz
Milani pak i pafat dhe plot gafa arriti të pësonte një humbje në minutat e fundit të lojës kundër Icardit.Milanistët ishin shpesh të zotët e mesfushës por ishte mbrojtja kuqezi ajo që i dha jetë Icardit.

Donnarumma 5.5 – Nuk bën asgjë tek golat e pësuar, në fund spostohet në krah të kundërt nga Icardi.

Musacchio 5 – Ka cilësi në vendosje, por bë shumë gabime. Icardi e parakalon tek goli i parë dhe krijon tepër hapësirë tek Perisic në disa raste.

Bonucci 4.5 – I distancuar, madje shumë. Vijon të impostohet gabim në shumë raste dhe në dy raste e la të vetëm Icardin që nuk gabon.

Romagnoli 5 – Vuan prej Candrevas, del shpesh për të provuar, por nuk ia del. Zëvendësohet në të 78’ nga Locatelli.

Borini 6 – Një pjesë e parë nën hije, me vetëm një aksion të dështuar. Ndryshon në pjesën e dytë, duke rezultuar ndër më të mirët. Asist në golin e 2-2.

Kessié 5 – Në pjesën e parë lind nga këmbët e tij i vetmi rast për shënim, por ka qenë i vetmi shkëlqim i tij gjatë 45 minutave lojë, në të dytën u zëvendësua nga Cutrone.

Cutrone 6 – Nuk ka shanse për t’u bërë i rrezikshëm, por ndihmon skuadrën për të ushtruar presion në zonë.

Biglia 4.5 – Vuan distancën mes reparteve dhe lodhet për t’u pozicionuar dhe për të reaguar. Në pjesën e dytë u bë shkaktar për kundërsulmin që çoi Interin në avantazhin e 2-1.
Bonaventura 6.5 – Cilësi, fantazi dhe sakrificë, kur ka topin rrezaton dritë, shumë raste për gol.

Rodriguez 5.5 – Një minutë që vendos ndeshjen. Fillimisht shpëton ekipin nga Eder, e më pas shkakton penalltinë që vlen humbjen.

Suso 6.5 – Rihap ndeshjen me një gol “alla Suso” dhe konfirmon, me hyrjen e Cutrones, që është në një moment të mirë.

André Silva 5.5 – Lufton për çdo top dhe provon që të bëhet i rrezikshëm, pa ia arritur. Tepër lëvizje dhe pak raste për shënim. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori