E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Notat e shqiptarëve pas ndeshjeve të para të Champions League, Hysaj më i miri
Pëlqej
Elseid Hysaj në versionin më të mirë nuk e ka ndihmuar dot Napolin të shmangë disfatën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Ekipi i Sarrit surprizohet në Ukrainë nga Shahtjori dhe humbet me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane dhe është zgjedhur si një nga më të mirët në fushë.

“Nuk ka asnjë faj në këtë humbje, edhe për faktin se Shahtjori sulmon më shumë në krahun tjetër. Në fazën sulmuese bën disa aksione të mira, por humbet edhe shumë topa në momentin kur të tjerët nuk e ndihmojnë”, shkruan “tuttomercatoweb”, që e vlerëson Hysajn me notën 6, raporton Panorama. Të tjerët, përveç Milikut (6), kishin nota më të ulëta.

AHMEDI – Ahmedi ka debutuar në grupet e Ligës e Kampioneve me fanellën e Mariborit në ndeshjen e luajtur dje kundër Spartak Moskës, por futbollisti shqiptar nuk arriti të linte konkretisht shenjë në duelin që përfundoi në barazimin 1-1.

Mesfushori ofensiv i përfaqësues kuqezi u zëvendësua në minutën e 69-të të sfidës kur rezultati ishte 1-0 për ekipin rus, por më pas Bohar realizoi golin që i dha një pikë Mariborit. Edhe ai, ashtu si Hysaj, është vlerësuar mirë nga mediat. Mesfushori kuqezi ka marrë notën 6,5
Shtuar më 14/09/2017, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori