Novak Djokovic në finale të Wimbledon
Novak Djokovic është vetëm një ndeshje larg titullit të tij të parë grand slam që prej vitit 2916, pas fitores epike në pesë sete kundër Rafael Nadalit në gjysmëfinale të Wimbledonit të shtunën.

Djokovic fitoi në pesë sete, 6-4 3-6 7-6 (11-9) 3-6 10-8, në një ndeshje që zgjati pesë orë e 16 minuta, transmeton Gazeta Express.

Tenisti serb po udhëhiqte dy me një me sete kur u ndërpre ndeshja të premten dy minuta pas mesnate.

Spanjolli Nadal ia mori shërbimin serbit dy herë në setin e katërt pasi rinisi ndeshja të shtunën në mesditë, por Djokovic u kthye dhe fitoi në fund.

Në finale, Djokovic do të përballet me jugafrikanin, Kevin Anderson, i cili arriti finalen pas dy ndeshjeve epike nda kampionit në fuqi, Roger Federer në çerekfinale dhe John Isner në gjysmëfinale. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori