Nëse Interi nuk reagon, ja kush e zëvendëson De Boer

Frank de Boer është shumë pranë largimit nga Interi. Trajneri i zikaltërve nuk ka arritur të marrë rezultate pozitive dhe për këtë drejtuesit e skuadrës i kanë vënë ultimatum.

Sipas së përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Interi po mendon për teknikun e ri. Në vend të tij pritet të emërohet Rudi Garcia, i cili më parë ka qenë në krye të pankinës së Romës.

Nëse në javët e ardhshme zikaltërit nuk do të arrijnë rezultate pozitive, atëherë aventura e De Boer do të përfundojë para kohe te zikal trit.
Shtuar më 19/10/2016, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori