Nuk bën pjesë në planet e Juventusit, Khedirën drejt gjermanisë
"Sirena" gjermanë për Sami Khedirën, pasi është klubi i Leipzig që dëshiron ta rikthejë në Bundesligë, pasi shkëlqeu me fanellën e Stuttgartit, para se të transferohet te spanjollët e Realit të Madridit.

Mesfushori turko-gjerman është jashtë planeve të klubit të Juventusit dhe pret përfundimin e kontratës në muajin qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse shpreson në një marrëveshje për prishjen e bashkëpunimit që në janar.

Ka qenë vetë trajneri i Leipzig, Julen Nagelsmann, ai që "i shkeli syrin" Khedirës, pasi deklaroi se për klubin gjerman do të ishte shumë e rëndësishme të arrinte të merrte një mesfushor me cilësitë e tij.

"Është e vështirë ta shohësh jashtë planeve të skuadrës së Juventusit. Do të ishte shumë komod për shumë klube në Europë, pasi ka luajtur rol lideri në klube si Reali e Juventus", tha Nagelsmann.
Shtuar më 02/12/2020, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori