Ndodh shumë rrallë që trajneri i Barcelonës Pep
Guardiola të shprehet me pesimizëm, ose më saktë të trembet për një humbje. Hera e fundit ka ndodhur pikërisht dje, në konferencën për shtyp në vigjilje të të ndeshjes së dytë çerekfinale kundër kuqezinjëve të Milan.
“Na pret një ndeshje e madhe. Do të luajmë kundër skuadrës që kryeson renditjen e kampionatit italian dhe që ka triumfuar shumë herë në Champions. Jemi të motivuar maksimalisht, pasi nuk mund të gabojmë”, deklaroi
tekniku blaugrana.
Më pas
tekniku 41-vjeçar analizon problemet e ekipit të tij: “Fakti që kemi barazuar pa gola në transfertë, na detyron që të ruajmë të paprekur portën edhe në ndeshjen e kthimit. Por, në këtë aspekt jam disi pesimist. Ne nuk dimë të mbrohemi shumë mirë, ashtu siç mund ta bëjë
Milani. Ndërkohë, ata janë të rrezikshëm në sulm. Ibrahimoviç shërben si pikë referimi dhe duhet markuar me rreptësi. Por, duke bërë një gjë të tillë, lëmë hapësira nga krahët, ku edhe italianët bazojnë lojën e tyre. Kam frikë se do të pësojmë gol, ndaj detyra më e rëndësishme i takon sulmit. Duhet të shënojnë patjetër dhe, mbi të gjitha, më shumë se një gol”, përfundoi Pep
Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012,
ora 13:45