"Nuk do jesh kurrë lider", Perez përplaset me yllin e ekipit
Presidenti Florentino Perez ka qenë shumë i zhgënjyer me skuadrën e tij pas humbjes me Shakhtar Donetskun.

Ai zbriti në pushim të ndeshjes dhe foli me tone të ashpra ndaj ekipit të tij.

“Don Balon” zbulon se presidenti u kap me Varane. Francezi dhuroi një gol për kundërshtarët dhe u shigjetua nga numri një i stolit për paraqitjen e tij të dobët. “Ke të gjithë potencialin për të qenë lider, por nuk po e bën”, – i tha Perez lojtarit.

Numri një i klubit është shumë i zhgënjyer dhe me lojën e ekipit të Zidane. Ai ka kërkuar që lojtarët të reagojnë menjëherë. Marcelo ishte senatori tjetër që pati debat me të.
Shtuar më 23/10/2020, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori