Nuk do ta besoni, Ibra në bisedime me këtë klub italian
Agjenti i Ibrahimovic ka filluar bisedimet me Bologna për një transferim të mundshëm të suedezit.

Ibra duket se do të rikthihet në Serie A për ta vazhduar karrierën e tij futbollistike.

Suedezi pritet të largohet nga La Galaxy, pasi që kontrata e tij i skadon në dhjetor dhe shumë klube evropiane janë vënë pas tij.

Agjenti i Ibra’s, Mino Raiola sipas mediave në Itali thuhet se ka nisur bisedimet me Bologona për një kontratë prej 18 muajsh.

Ibra pritet ti kushtojë skuadrës italiane rreth 8 milionë euro.
Shtuar më 02/11/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori