Nuk do ta besoni profesionin e ri të Paolo Maldinit
Të gjithë mund ta mbani mend Paolo Maldinin, i cili ka luajtur 600 ndeshje me Milanin, 126 me Italinë dhe ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm.

Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve, do të nisë karrierën si tenist. Në 26 qershor, 48-vjeçari do të marrë pjesë në turneun e tenisit Challenger të Milanos, në kategorinë dyshe.

Maldini u kualifikuar për të luajtur në këtë turne së bashku me Stefano Landonion.

Challenger-i i Milanos është një turne që e kanë fituar tenistë të njohur si Teymuraz Gabashvili, Albert Ramos, Tommy Robredo dhe disa të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori