Eduardo Camavinga ka bërë një reagim sa qesharak aq interesant në momentin kur ka shkëmbyer fanellat me
Cristiano Ronaldon.
Talenti i Rennes pas takimit me Portugalinë në Ligën e Kombeve, ka shkëmbyer fanellat me 35-vjeçarin.
Kapiteni i Portugalisë vendosi që në fund të takimit t’i shkëmbejë fanellat me Camavingan, natyrisht me kërkesën e këtij të fundit edhe pse nuk luajti.
“Nuk do ta pastrojë asnjëherë”, ka shkruar mesfushori francez në foton e publikuar në llogarinë e tij në Snapchat.
Camavinga është njëri ndër sensacionët më të rinj në futboll, teksa po kërkohet me ngulm nga Real Madrid.
Shtuar më 12/10/2020,
ora 20:51