Nuk do të ketë rimeç mes Khabib dhe McGregor, e konfirmon menaxheri
Presidenti i UFC, Dana White, është duke këmbëngulur që të ketë përsëri një meç mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Por menaxheri i Khabib, Ali Abdelaziz, nuk mendon njëjtë.

Ai ka deklaruar që McGregor nuk është në radarin e tyre.

Ata po shikojnë që si kundërshtarë ta kenë Justin Gaethje, që ta mbrojë titullin.

Nurmagomedov do të ndeshet në prill kundër Tony Ferguson, kurse McGregorin e kishte mposhtur në tetor të 2018-ës.
Shtuar më 05/01/2020, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori