"Nuk do të planifikojmë një Barça pa Messin"
"Besojmë se Messi do të jetë në skuadër vitin e ardhshëm. Të gjithë ne tifozët e Barcelonës këtë duam. Nuk do të bëjmë asnjë skemë pa të".

Trajneri i Barcelonës Luis Enrique ka dashur të evitojë çdo zë që e sheh Lionel Messin larg Barçës duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Elches.


"Jemi të përqëndruar te skuadra dhe se ku mund të arrijmë. Dhe pastaj nëse ai vetë tha që do të qëndrojë për shumë kohë, nuk kupptoj se si shkaktoni një tjetër polemikë. Të gjithë ne që duam të qëndrojë sa më gjatë", tha Enrique.

Përsa i përket "Topit të Artë" Enrique u përgjigj shkurt: "Nuk e pashë galan, s'e pata këtë fat". /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori