Nuk do të shitet, Barcelona do ti japë një shans të dytë Griezmannit
Ditët e fundit nëpër media kanë qarkulluar zerë se po punohet mes PSG-së dhe Barcelonës për një shkëmbim mes Neymar dhe Griezzmanit.

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndahet me Antoine Griezmannin gjatë verës së ardhshme.

Për këtë siguron e përditshmja spanjolle "Marca".

Së fundmi flitej se sulmuesi francez mund të shkëmbehet me Neymarin, për të përfunduar në Paris Saint-Germain.

Gjiganti katalunas është mjaft i interesuar për sulmuesit Neymar dhe Lautaro Martinez.

Mirëpo, mediumi spanjoll siguron se përkundër këtij fakti, ish-futbollisti i Atletico Madridit nuk do të largohet nga Camp Nou.

Kampioni i botës me Francën nuk ka shpërthyer ashtu siç pritej tek Barça, por kampioni aktual spanjoll dëshiron t’ia japë atij edhe një mundësi në sezonin që vjen.

Ndërkohë, drejt fundit të eksperiencës katalunase po shkon Luis Suarez, i cili mund të largohet këtë verë në vitin 2021.
Shtuar më 06/04/2020, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori