Alessandro Nesta në një intervistë për
Milan Channel, i mbyll derën Juventusit për një transferim të mundshëm të mbrojtësit në
Torino këtë verë. " Do shohim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Duhet pritur fundi i sezonit por një gjë është e sigurtë: unë nuk do të
shkoj te Juventus. Për të tjerat mbetet për tu parë. Do vlerësoj çdo gjë që duhet por në
Torino nuk do të
shkoj asnjëherë", u shpreh mbrojtësi i
Milan.
Më pas ish kapiteni i Lazios u shpreh: " Unë nuk kam menaxher dhe kush më kërkon në fillim duhet të flasë me mua. Askush nuk më ka kontaktuar dhe kështu unë nuk kam nevojë për Juven dhe Juve nuk kaq nevojë për mua", përfundoi
Alessandro Nesta. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2012,
ora 15:48