Nuk dorëzohet Sheva, lamtumira në Euro 2012
Në një kohë që të gjithë prisnin largimin e tij nga futbolli, Andriy Shevchenko nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Të paktën jo përpara Euro 2012 që do të zhvillohet në vendin e tij Ukrainë. Një prej sulmuesve më të mirë në botë të dekadës së fundit rikthehet sërish në skenë, ndërsa nuk ka aspak frikë të përballet ndoshta me sfidën më të vështirë të karrierës së tij: një vend në përfaqësuesen ukrainase që do të luajë në Euro 2012.

"E rëndësishme është që të luaj disa ndeshje në kampionat për të gjetur formën më të mirë në prag të kampionatit europian. Unë dua të jem, megjithëse nuk e di sa do të luajë, pasi kjo do të varet nga forma ime fizike. Gjithsesi, jam I bindur se mund të ndihmoj skuadrën time", ka thënë 36-vjeçari ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelsea që tani luanë me Dinamon e Kievit.

Shevchenko sapo është rikuperuar nga një dëmtim në gju që e afroi shumë me largimin përfundimtar nga futbolli. Por kjo kohë është ende larg për futbollistin, pasi përpara tij ekziston mundësia e një karriere në Amerikë, ku mund të ndjekë shembullin e David Beckham apo Thierry Hanry.

"Kam patur gjithmonë oferta nga SHBA, por për momentin nuk dua të mendoj për këtë. Jam I fokusuar te Dinamo dhe te rikuperimi i plotë për në Euro 2012", ka thënë Shevchenko, i cili kulmin e karrierës së tij e arriti te Milani, kun ë vitet 1999-2006 shënoi 175 gola, duke fituar edhe Ligën e Kampioneve me skuadrën italiane. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2012, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori