Nuk duroi fyerjet në rrjetet sociale, i jep fund jetës luftëtarja japoneze
Bota e sportit (mundja në veçanti) është në zi. Japonezja Hana Kimura, 22 vjeçe, ka vrarë veten pasi u tall dhe fye përmes rrjeteve sociale. Ajo kishte vuajtur nga depresioni me javë të tëra për shkak të mesazheve të urrejtjes të marra pas transmetimit në televizion të një diskutimi me një pjesëmarrës të shfaqjes “House Terrace House”, në të cilën ajo u shfaq për herë të parë në shtator 2019.

"Me keqardhje po raportojmë vdekjen e Hana Kimuras. Ne kërkojmë respekt dhe kohë në mënyrë që të mund të kuptohet më qartë ajo që ndodhi," – konfirmoi kompania Stardom, së cilës i përkiste luftëtarja japoneze.

Lajmi pati një ndikim të menjëhershëm në rrjetet sociale ku si luftëtarët edhe tifozët treguan dhimbjen e tyre për vdekjen tragjike të gladiatores së re.
Shtuar më 23/05/2020, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori