Nuk e kemi humbur titullin
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka deklaruar se janë të motivuar maksimalisht për të fituar titullin kampion në Primera Division, megjithëse rivalët e Real Madrid janë favoritë kryesorë për ta fituar.

"Ne nuk i humbëm shpresat edhe kur diferenca ishte 10 pikë me Realin. Sigurisht që do na pëlqente që të ishim ne në vendin e madrilenëve, pra të kryesonim renditjen, gjithsesi nuk jemi dorëzuar. As që e mendojmë se nuk mund ta fitojmë trofeun në fund të sezonin. Ndeshjet e ardhshme janë shumë vendimtare, sidomos përballja direkte që kemi ndaj tyre", u shpreh mesfushori katalanas. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori