Igli
Tare ka festuar i gëzuar dhe i inatosur njëkohësisht fitoren ndaj
Cagliarit 1-2 në 5 minutat e fundit shtesë.
Ai ka
zbritur në fushën e
Cagliarit për të përshëndetur ekipin, por nuk i ka mbajtur dot nervat në momentin kur njëri prej pjesëtarëve të stafit teknik bardhekaltër i kërkoi të mos qëndronte në fushë duke parë acarimin e tifozëve vendas me
gjykimin.
Tare i është kthyer duke shfryrë: "Mos më çaj trapin!"
Jo pak herë,
Tare ka
zbritur në fushë në disa prej ndeshjeve të Lazios ku ka debatuar me arbitrat për
gjykimin. Këtë herë, edhe kur gëzimi ka qenë tërësisht i ligjshëm për të festuar 3 pikët e çmuara,
Tare nuk ka mundur dot të mos e fshehë inatin.
Shtuar më 17/12/2019,
ora 09:42