Nuk është as Milan, as Chelsea është Bayerni ekipi i ri i James Rodriguesit
James Rodríguez është një lojtar i Bayernit tashmë. Klubi gjerman e ka zyrtarizuar marrëveshjen me Real Madridin për transferimin e Kolumbianit për dy sezone me detyrim mëvonshëm blerjeje.

Kolumbiani bëhet lojtari me shifrën rekord për dy sezonet e ardhshme dhe çmimi i blerjes është në 60 milionë euro në verën e vitit 2019. James do të merrë 6 milionë euro nga gjërmanët. Në këtë mënyrë, rilidhet kolumbiani me teknikun, Carlo Ancelotti, me të cilin tregoi më të mirën e tij në Real Madrid, përcjell Albeu.com.

Kolumbini është një dëshirë e teknikut Italian, i cili në orët e fundit dha Douglas Costa tek Juventus për të arritur tek James. James dëshiron të marrë një rol të rëndësishëm dhe beson se dora e Ancelottit mund ta shërojë. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori