Interi vazhdon të interesohet për
mbrojtësin spanjoll të Chelseas, Marcos
Alonso.
Sipas asaj që raporton ‘Calciomercato’, trajneri i Inteit dëshiron të bashkohet
mbrojtësin spanjoll, me të cilin punoi bashkë te Chelsea në Premierligë.
‘Blutë’ e Londrës do të konsideronin shitjen e spanjollit nëse ndonjë skuadër ofron deri në 30 milionë euro.
Alonso ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por një ofertë në shumën që e kërkojnë anglezët, do të bënte që ai të largohej në drejtim të Interit.
29 vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku kishte veshur fanellën e Fiorentinës.
Shtuar më 05/03/2020,
ora 13:54