Nuk është pjesë e Kombëtares, Grezda nuk harron kuqezinjtë (FOTO LAJM)

Eros Grezda është padyshim mungesa e madhe e kombëtares shqiptare.

Mesfushori me tipare sulmuese vijon të zhgënjejë në kampionatin skocez të futbollit, ku nuk po arrinë të gjej ende një vend titullari te Rangers.

Paraqitjet e fundit me ekipin U-23 të gjigantit skocez kanë qënë pozitive, por kjo nuk e ka bindur stafin e teknikut, Edi Reja për t'i bërë një ftesë Grezdës, për dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2020.

Kështu, gjakovari nuk bën pjesë në planet e italianit për dy sfidat e radhës, atë ndaj Andorrës më 14 nëntor dhe të dielën përballë Francës. Por, pavarësisht kësaj, 24 vjeçari duket se është pranë ekipit kombëtar.

Në një postim në rrjetin social "Instagram", Grezda zbulon se ka kryer një bisedë të shkurtër me katër lojtarët e kombëtares, Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Bekim Balaj, futbollistë të cilët ndodhen në grumbullimin e kuqezinjve.
Shtuar më 13/11/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori