Nuk është Pogba, Solskjaer: Ai është një lojtar fantastik
Manchester United fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Ëest Ham, duke qendruar në garën për një vend në katërshen e parë të Premier League, falë dy penalltive të shndërruara në gol nga Pogba, por trajneri Ole Gunnar Solskjaer pranon se kundërshtari luajti më mirë se "Djajtë e Kuq".

"Ata luajtën më mirë se ne, është e ndershme ta themi. Nuk mendoj se ka ndonjë që nuk është dakord. Kësaj here ja hodhëm paq. Ndonjëherë kemi humbur kur ne duhet të kishim fituar, kështu që gjatë një sezoni gjërat barazohen në mënyrë naturale", pranoi tekniku norvegjez.

"Pasi luajtëm të mërkurën dhe sot, e kur do të luajmë sërish të martën, kjo gjë ka një rol madhor. Fatmirësisht ja hodhëm sot. Na lejohet gjithashtu që të kemi një portier të mirë. De Gea është një portier fantastik. Nëse do të kishin shënuar kur ishim barazim, mbase do të kishin fituar", vijoi Solskjaer.

"Sot shpëtuam dhe morëm 3 pikët. Pas disa vitesh askush nuk do të kujtojë se si luajtëm nëse arrijmë në katërshen e parë", deklaroi trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2019, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori