Nuk firmos për Arsenalin, Ozil më afër se kurrë Seria A
Mediat angleze i janë rikthyer telenovelës së Ozil me Juventusin duke shkruar se italianët kanë ndërmend sërish që t'a blejnë turko-gjermanin për sezonin e ardhshëm.

Lajmi bëhet i ditur pasi mësohet se mesfushori i artë nuk ka rinovuar kontratën me "topçinjtë" e Londrës, ndërkohë që edhe ata e kanë pranuar faktin se lojtari do të largohet në fund të sezonit.

Në këtë mënyrë, destinacioni më i mundshëm sipas anglezëve për Ozil është Juventusi, i cili e ka ndjekur lojtarin prej të paktën tre vitesh. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori