Nuk gjen hapësira në ekip, kampioni i Botës gati të transferohet në Turqi
Firma me Andrien Rabiot dhe Aaron Ramsey ka pakësuar shanset që Sami Khedira të vijojë karrierën me Juventusin.

Mesfushori gjerman duket se e ka humbur vendin e titullarit në Torino dhe largimi nga bardhezinjtë do të jetë mënyra më e mirë për të.

Situatë të cilën e ka nuhatur gjiganti turk, Fenerbahce, që është gati të ndërmarrë ofensivën drejt lojtarit kampion bote në vitin 2014.

Khedira mund të zëvendësojë Eljif Elmas, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në Serie A te Napoli, ndërsa interes për të ka edhe nga MLS.

Shtuar më 11/07/2019, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori